Arbëri

Ministri po shqyrton mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në njoftimin për media nga ky takim, bëhet e ditur se me këtë rast ministri e njoftoi ambasadorin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Theksohet po ashtu se ai është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, në përmirësimin e situatës së përgjithshme, sa i përket zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit.

Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.

Ambasadori Ruairi O’Connell e uroi për detyrën e re ministrin Sedaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit.