Haradinaj mund të arrestohet në Nish

Haradinaj mund të arrestohet në Nish

14 shtator 2017 13:04

Policia do të veprojë sipas urdhrave të Prokurorisë lidhur me personat që gjenden në fletë arreste, ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq duke u përgjigjur në pyetjen se a do të arrestohet Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish (Serb), transmeton Koha.net.

"MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletë arreste. Polica do të veprojë ashtu ”, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë Stefanoviq.

Të martën medie të Beogradit kanë njoftuar se një takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish brenda dy ose tre muajve.

Serbia Ramush Haradinajn e akuzon për krim lufte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme