Rakiq e Gjuriq në Moskë për të falënderuar Rusinë për ndihmën rreth Kosovës

Rakiq e Gjuriq në Moskë për të falënderuar Rusinë për ndihmën rreth Kosovës

14 shtator 2017 10:10

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot kanë shkuar në Moskë.

Ata, kanë thënë se në Moskë atje takohen me një delegacion të lartë të partisë në pushtet, Rusia Unike dhe mes të tjerash do të bisedojnë edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, ka thënë Rakiq para takimit të sotëm , theksohet në një njoftim të kësaj Liste, raporton Koha.net.

Rakiq shtuar se kolegëve rusë do t’ua përcjell falënderimet e serbëve të Kosovës për “gjithçka ka bërë Rusia dhe partia e presidentit Vladimir Putin deri më tani në skenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme