Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe Foto: Ilustrim

Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe

14 shtator 2017 08:48

Më se 100 vetë janë tubuar mbrëmë para Parlamentit të Maqedonisë për të protestuar kundër propozim-legjislacionit për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, derisa ligjvënësit e kanë filluar debatin për këtë dokument.

Protesta ishte organizuar nga disa organizata nacionaliste të linjës së fortë, përfshirë Kongresin Botëror Maqedonas.

Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimin “Tradhtia nuk është demokraci” dhe kërkuan që qeveria ta tërheq këtë propozim.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka premtuar miratimin e këtij legjislacioni kur e ka arritur marrëveshjen për koalicion qeveritar me partitë shqiptare, më herët këtë vit.

Legjislacioni aktual e definon shqipen si gjuhë zyrtare, por këtë status e ka vetëm në hapësirat ku shqiptarët e përbëjnë së paku 20% të popullatës.

Shqiptarët e përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, që i ka më tepër se dy milionë banorë.

Komentet

Beqa14/09/2017 14:17

Mir e kan kta sepse kta po tregojn se ju Shqiptaret nuk meritoni vetem Gjuhen, po edhe Shtetformimin e Maqedonis! Flej Shqipe Flej

Shto koment

Të ngjashme