Haradinajt i vjen keq për “keqkuptimin” me gazetarët

Haradinajt i vjen keq për “keqkuptimin” me gazetarët

14 shtator 2017 08:18

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nga Shipitulla e ka përmendur edhe deklaratën e tij që sot e ka dhënë për gazetarë.

Ai pas një vizite që ka bërë Ministrisë së Infrastrukturës dje në mëngjes ka thënë se gazetarët duhet njëherë të mësojnë e pastaj të bëjnë pyetje.

Ky vlerësim i kryeministrit të vendit ka ardhur pasi që një gazetare i ka bërë pyetjen në lidhje me vendimin e tij për Demarkacionin që është kthyer në pikën zero.

Ai ka thënë se ai është më shumë një keqinterpretim sesa një e vërtetë pasi që sipas tij askush nga ambasada e SHBA-ve nuk ka reaguar pas vendimit të tij.

“Sot në mëngjes ka qenë një keqkuptim. Unë i kam respektuar gazetarët prej se punoj me ju, besoj që do t’i respektoj të gjithë..

Ai tha se shumë shpejt do të formojë Komisionin e ri për Demarkacionin dhe kjo sipas tij është një qasje e re.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

POPULLI TY KO ME TE XHYKUAR14/09/2017 14:19

E more analfabet, po ti nuk ki faj, faj ka populli qe i ka shti vesh ne lesh si thojn nje fjal e vjeter popullore, ti e ke tregu vehten prej momenti qe i ke prit serbet ne parlament me shum se 2 or, marre dohet me te ardh, shyqyr qe nuk jetoj me vite ne KS po masi populli i paditun e pagan ather grahi. Veq ta dish se e ke tregu vehten qfar tradhtari i madh je, ne kohen kur ke qen ne Hag kam kontribu me ndihm financiare me tu pagu gmty avokati si shum mergimtar tjer, haram i ki, ta kisha dit ni cent sta kisha jep. Mos e harro se ke hy ne historin e re te Kosoves si nje njeri tradhtar.

Shto koment

Të ngjashme