Aprovohet kërkesa për shtyrjen e vendimit të ZRRE-së për faturim të energjisë

Aprovohet kërkesa për shtyrjen e vendimit të ZRRE-së për faturim të energjisë

14 shtator 2017 07:15

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me faturimin e energjisë së shpenzuar në veri tek konsumatorët e tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

Në aktvendimin e kësaj gjykate thuhet se “shtyhet ekzekutimi i vendimit të Bordit të ZRRE-së i datës 6 shkurt 2012 deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesëpadinë e Avokatit të Popullit, si paditës në këtë rast”.

“Gjykata vlerëson se, nga provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës, Avokati i Popullit, në cilësinë e paditësit, e ka bërë të besueshme kërkesën e tij, se ekzekutimi i vendimit të kontestuar do t’u sjellë dëm qytetarëve të Republikës së Kosovës, i cili dëm është vështirë i riparueshëm dhe se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit mban qëndrim se faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar në veri të vendit nuk ka mbështetje në ligj.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme