Haxhiu kërkon të merren masa urgjente ndaj ministrit Rikallo

Haxhiu kërkon të merren masa urgjente ndaj ministrit Rikallo

13 shtator 2017 21:34

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve ndaj ministrit serb Nenad Rikallo.

KTV solli të mërkurën rrëfimet e banorëve të Dardanisë në Prishtinë të cilët tregonin se ai vazhdimisht kishte torturuar banorët shqiptarë para 20 vjetëve dhe se gjithmonë në banesën e tij në Kurriz është parë i armatosur dhe me uniformë.

Tani Haxhiu ka kërkuar gjykimin si dhe dënimin e ministrit të Bujqësisë në qeverinë Haradinaj.

“Kjo çfarë transmetoi sonte KTV, duhet të jetë dëshmia mbi të cilën do të duhej të hetohej, gjykohej e dënohej ministri i Haradinajt që vjen nga radhët e Listes serbe, Nenad Rikallo. Qeveria e Haradinajt qëndron në këmbë për shkak të votave të këtyre njerëzve që kanë torturuar në mënyrën më brutale qytetarët tanë gjatë luftës! Thërras prokurorinë të merret urgjent me këtë rast. Nuk guxon të heshtet e tejkalohet!”, ka shkruar ajo në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme