“Mustafa e Hoti të mos merren me emrat e kabinetit qeveritar” Foto: Ilustrim

“Mustafa e Hoti të mos merren me emrat e kabinetit qeveritar”

13 shtator 2017 20:55

Mllefi i ish kryeministrit, Isa Mustafa e bashkëpartiakut të tij, Avdullah Hoti karshi Dardan Gashit, sipas këtij të fundit, vjen për shkak të rezultateve të fundit që LDK arriti në zgjedhje dhe siç tha ai, dështimeve të tyre.

Gashi në Rubikon të KTV-së ka thënë se në kohën sa ishte gazetar kishte kritikuar qeverinë Mustafa dhe etiketimet e Mustafës drejt tij si “sekser” mund të jenë edhe shkak i atyre kritikave.

“E kam kritikuar qeverinë Mustafa gjatë mandatit, mund të jetë edhe kjo. Unë vetëm një herë i jam përgjigjur z. Mustafës, nuk e kam ndërmend t’i vazhdoj. Nuk e di që i bëjnë mirë vendit këto ofendime. Nuk e kuptoj cka është problemi kryesor i z. Hoti, ai e din prej nga vi unë e prej nga vjen ai, pse mllefin politik ta shpreh në një individ, nuk jam unë fajtori për gjendjen e LDK-së, nuk kam udhëheq asnjëherë me LDK-në”, ka thënë ai.

“E morri rolin e mandatarit dhe dështoi, kanë dështuar në komunën e Prishtinës. Është mirë që të koncentrohen në parti dhe jo të merren me emrat e kabinetit të kryeministrit Haradinaj”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme