Arbëri

Gashi flet për ndërmjetësimin me familjen Rugova

Asgjë të fshehtë nuk kishte në takimet mes familjes Rugova dhe tashmë kryeministrit Haradinaj. Një ndër ndërmjetësuesit e këtyre takimeve, sot zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës, Dardan Gashi ka thënë se takimet ishin publike.

Në mënyrë të pjesshme, familja Rugova ndihmoj në bërjen e Kadri Veselit kryetar të Kuvendit duke votuar për shtyerje të seancës.

“Nuk kemi has në kuptim të madh me LDK-në në përgjithësi, LDK nuk ka pasur problem me Haradinajn por me pjesën tjetër të koalicionit. Edhe atë ditë kur kemi bisedu, kemi bisedu për zhbllokimin e situatës, dhe ajo ndodhi... Merita aty kanë shumë njerëz, meritën unë mund ta marrë që kam fillu ndërmjetësimin. Rolin kryesor e ka vetë mandatari, i cili ashtu sic është i palodhshëm, ka vrapu që ta sigurojë dhe unë kam qëlluar shpesh aty”, ka thënë Gashi në Rubikon të KTV-së.

“E shoh veten më së shumti si ndërmjetësues, thashë nuk është hera e parë, atëherë nuk kam qenë sekser, tash qenkam”, ka thënë ai.

“Cka ka të pamoralshme? Unë e kam udhëheq një ministri para këtij mandati, e cila ka dal që ka punu më shumë se shumë ministri tjera, ka qenë e pavarur, në një mandat të shkurtuar janë miratuar diku afro 34 ligje, e që atëherë kanë qenë rekord”.