Arbëri

Ambasadorja e Kosovës në Panama përkrah aleateve kundër terrorizmit

Descriptive Text

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, iu bashkua Ambasadorit të SHBA-ve, John Feeley, dhe një numër të ambasadorëve tjerë të akredituar në Republikën e Panamasë në fushatën kundër terrorizmit në përvjetorin e 11 shtatorit, njofton kumtesa nga Ambasada e Kosovës në Panama, transmeton Koha.net.

Në një video mesazh, Ambasadorja Rudi tha se Kosova është shtet që ofron siguri në funksion të paqes.

Ajo theksoi se Kosova është një nder partneret në fushatën globale kundër terrorizmit. "Në një betejë me të keqen universale, shtetet nuk mund dhe nuk duhet të mbeten neutrale", tha ambasadorja Rudi.

Për me shume, ndiqeni video mesazhin e përgatitur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Panama: