Paralajmërohen protesta në vend

Paralajmërohen protesta në vend

13 shtator 2017 17:48

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka paralajmëruar protesta ndaj qeverisë.

Në Express të KTV-së ajo ka lutur qytetarët që kanë vendosur të ikin nga vendi që të qëndrojnë në Kosovë dhe që së shpejti të bashkohen në shesh në protesta.

“Kërkoj nga ata që po ikin të mos e bëjnë një gjë të tillë, por të na bashkohen së shpejti në shesh, aty ku do të mblidhemi për të protestuar”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi ka ritheksuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me udhëheqjen dhe këtë, sipas saj, e dëshmoi rezultati i zgjedhjeve qendrore në të cilën si parti Vetëvendosje doli e para.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Simon14/09/2017 14:22

Turp per vv shfrytezon flamujt ,demarkacionin e disa tema qe nuk e preukupojne qytetarin por problwmi i arsimit papunesia etje turp te ju vije

Shto koment

Të ngjashme