Kadaj-Bujupi nuk brengoset nëse do të arrestohet sërish

Kadaj-Bujupi nuk brengoset nëse do të arrestohet sërish

13 shtator 2017 17:35

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk brengoset për urdhrin e gjykatës që ajo të dërgohet me detyrim në gjykatë për rastin e gjuajtjes me gaz lotsjellës në Kuvend të Kosovës.

Sot Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti munguan në seancën e thirrur ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për gjuajtje me gaz, ndërsa gjykata dha urdhër që në seancën e shtyrë për tetor të dy këta deputetë të sillen me detyrim.

Në Express të KTV-së, Kadaj-Bujupi ka thënë se është mësuar me arrestime dhe kjo nuk përbën risi për të.

“Sot munguam për shkaqe objektive. Këto janë seanca të motivuara politikisht. Nuk është hera e parë që jemi arrestuar. Jemi arrestuar dhjetëra herë në vjetët e fundit”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme