EULEX premton përkrahje për Ministrinë e Drejtësisë

EULEX premton përkrahje për Ministrinë e Drejtësisë

13 shtator 2017 17:18

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Alexandra Papadopoulou, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, Tahiri dhe Papadopoulou diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.

Ministri Tahiri e falënderoi Papadopoulou për mbështetjen që EULEX-i, ka dhënë dhe po vazhdon të jap në fushën e sundimit të ligjit, e në veçanti forcimin institucional të kësaj fushe. Po ashtu, z Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të fuqizuar sundimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Papadopoulou e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re, e po ashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën e zhvillimit të institucioneve të Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme