Haradinajn e uron kryeministri i Turqisë

Haradinajn e uron kryeministri i Turqisë

13 shtator 2017 17:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Në urimin e kryeministrit Yildirim thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë sime me ndjenjat më të përzemërta ju uroj postin e Kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re.

Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje.

Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla kosovarë. Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme