Qeveria ka hezituar të flas lidhur me reagimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të fundit për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.
KosovaPress ka folur me Bajram Gecajn, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, por ai nuk ka dashur të flas, duke rekomanduar që t’i drejtohen Presidencës, Kuvendit dhe Ministrisë së FSK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAs zyra e kryeministrit nuk ka dashur të flas lidhur me atë se si do të veprojnë pas këtyre reagimeve, pasi projektligji ka shkuar në Qeveri dhe kjo e fundit do të duhet t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, për krejt këtë situatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet mediave në ora 18:00.