Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën

13 shtator 2017 16:57

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur të Ngarkuarin e Përkohshëm me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Nga bashkëbisedimi me diplomatin gjerman, Pacolli ka marrë zotime se Gjermania do të vazhdojë dhe shtojë përpjekjet e saj për mbështetjen e palëkundur gjermane ndaj vendit tonë përkitazi me forcimin legjitimitetit ndërkombëtarë; avancimin e proceseve të integrimit Euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

Vëmendje është kushtuar hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, me fokus të veçantë nëpërmjet formatit të Investimeve të drejtpërdrejta të huaja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme