Veseli ftohet në konferencën e kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor

Veseli ftohet në konferencën e kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor

13 shtator 2017 16:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, nga i cili mori urimet për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.

Ambasadori hungarez i përcolli Veseli ftesën e kryeparlamentarit hungarez për të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në fund të tetorit të këtij viti në Budapest.

Veseli falënderoi ambasadorin Markusz për kontributin e Parlamentit të shtetit të tij në ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë parlamentare në vendin tonë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Parlamentit të Hungarisë, të cilët në kuadër të Projektit të Binjakëzimit i japin mbështetje administratës së Kuvendit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme