Veseli e Minxhozi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Veseli e Minxhozi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

13 shtator 2017 14:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi me të cilin ka biseduar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimin midis dy vendeve dhe në funksion të rrugëtimit sa më të shpejt euro-atlantik.

Duke “e përgëzuar Veselin për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit gjatë mandatit të kaluar”, ambasadori Minxhozi e uroi kreun e Kuvendit të Kosovës për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri e Kosovë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në shtetet respektive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme