AGK: Askush s’do të mund ta kontrollojë përmbajtjen e pyetjes së gazetarëve, Kryeministër

AGK: Askush s’do të mund ta kontrollojë përmbajtjen e pyetjes së gazetarëve, Kryeministër

13 shtator 2017 14:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve.

AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që thotë se deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.

“Duke përcjellë me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetjes nuk do të mund ta kontrollojë askush”, thotë AGK.

Me këtë rast, AGK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intensivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme