Scott: Dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, hap i shkëlqyeshëm

Scott: Dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, hap i shkëlqyeshëm

13 shtator 2017 12:26

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, vlerësoi sot se inicimi i dialogut të brendshëm është hap i shkëlqyeshëm, pasi që është me rëndësi që të gjitha segmentet e shoqërisë të reflektojnë mendimet e tyre për çështjet më të rëndësishme.

Scott në deklarimin për media, tha se është shumë e rëndësishme që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar fillimin e dialogut të brendshëm në të cilin shoqëria civile do të ketë rol të rëndësishëm.

Ai nuk ka dashur të komentojë epilogun dhe as përmbajtjen e dialogut të brendshëm, duke thënë se si ambasador nuk mund të flasë për çështje të brendshme, por me durim do të presë rezultatet e tij, shkruan kp.

“Është me rëndësi që në këtë dialog të përfshihen të gjithë. Të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të deklarohen për problemet më të rëndësishme të vendit, dhe këtu politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme”, ka sqaruar Scott.

Ai po ashtu ka refuzuar të komentojë vendimin e Listës Serbe që të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ai nuk është ambasador në Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme