Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Turqia me vullnet të dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takoi sot Ambasadoren e Turqisë, ri-konfirmohet mbështetje dhe bashkëpunimi dypalësh, transmeton Koha.net.

Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadorja Kiliç ka përgëzuar ministrin Pacolli me rastin e marrjes së detyrës së re, duke rikonfirmuar, në emër të shtetit të saj, mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtar, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe organizatat ndërkombëtare.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli pasi që ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtetndërtimit, ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dypalësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë reflektuar dhe ritheksuar vullnetin e dyanshëm për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të interesit të përbashkët.