Në sallat e operacionit të QKUK punët po vazhdojnë normalisht Foto: Koha / arkivi

Në sallat e operacionit të QKUK punët po vazhdojnë normalisht

13 shtator 2017 10:37

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK bën të ditur, përmes një njoftimi për opinionin, se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), transmeton Koha.net.

Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion.

Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi, thekson komunikata.

QKUK kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme