Arbëri

Ritheksohet mbështetja e Francës për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, ambasadori francez Didier Chabert e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Republikën e Kosovës.

Ai po ashtu theksoi detyrën e madhe që e ka përpara Qeveria e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve në fushën e gjyqësisë, ekonomisë dhe kulturës.

Kryeministri Haradinaj tha se MSA-ja do të jetë themeli i programit të tij qeverisës.