Arbëri

Abrashi: Demarkacioni mund të dalë në Kuvend më së voni pas dy jave

Zëdhënësi i Qeverisë dhe njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se nuk ka ndonjë datë specifike se kur do të shkojë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, Demarkacioni mund të dalë në Kuvend javën e ardhshme ose pas dy jave, transmeton KP.

“Nuk ka ndonjë datë specifike për demarkacionin”, tha Abrashi në “Fol Hapur”.