Arbëri

Pacolli takon Delawien, i kërkon bashkëpunim për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Pacolli bashkë me Delawien kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë Pacolli ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-së gjatë gjithë proceseve të shtetndërtimit të Kosovës.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve.

“Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.