Arbëri

Haradinaj viziton punëtorët e KEK-ut, nuk u garanton rritjen e premtuar të pagave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte premtuar rritje të pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut gjatë fushatës zgjedhore.

Ai sot ishte për vizitë në këtë korporatë por nuk tha konkretisht se do të ketë rritje të pagave dhe shumën ashtu siç është premtuar duke thënë se ka ardhur për diçka tjetër.

“Duhet t’i rrisim pagat në KEK. Një pjesë e atyre që punojnë në kushte të rënda, kuptohet se duhet t’ju dalim përballë. Por nuk kemi ardhur sot për ato tema. Kemi ardhur se e kemi një problem i cili duhet me u zgjidh”, tha Haradinaj, duke aluduar në tokat për mihje në Shipitullë dhe Hade, raporton KP.

Pasi takoi banorët e Shipitullës dhe Hades, Haradinaj u takua edhe me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ku tha se “punët më nuk do të shkojnë kështu dhe se secili do të jap llogari për punën e tij”.