Arbëri

Uta Ibrahimi arrin në kampin 2 drejt majës Manaslu

ArbëriaUta Ibrahimi, e cila ka më shumë se dhjetë ditë që është nisur të pushtojë edhe Majën e Manaslu, ka arritur tashmë në bazën 2.

Vetë Uta Ibrahimi ka njoftuar për KultPlus se ajo tashmë ka arritur në lartësi prej 6200 metrave, duke përshkuar kështu rrugëtimin e saj fillimisht në kampin bazë, pastaj në atë të parin, e tash është vendosur në kampin 2.

Maja në Manaslu është 8163 metra e lartë dhe është në dhjetëshen e majave më të larta të botës. kjo ngjitje në një ndër majat më të larta të botës është duke u mundësuar nga Shoqata Dajti, ajo e Pashtrikut, Frutomania, Komuna e Gjilanit, Birra Puka dhe Butterfly Outdoor Adventure.