Rugova: Isha ithtar që LDK të qëndrojë në opozitë Foto: Koha

Rugova: Isha ithtar që LDK të qëndrojë në opozitë

11 shtator 2017 23:32

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka kritikuar mënyrën e formimit të Qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se u deshën rreth 100 deputetë të presin 10 deputetë të pakicës serbe që të vinin nga Beogradi dhe të formonin Qeverinë.

“Kam qenë ithtar që LDK të qëndrojë në opozitë. Kjo pasi të gjithë u bënë bashkë që ta rrëzojnë pikërisht Qeverinë e LDK-së e cila, për herë të parë pas çlirimit, udhëhiqej nga një kryeministër i LDK-së. Ditën e shtunë u formuan institucionet në atë formë që asnjë deputet dhe asnjë qytetar nuk do të dëshironte t’i shihte ato skena në atë seancë. Fillimisht u thirr seanca në orën 16:00, dhe u desh të presim 3 orë për të ardhur Lista Serbe që ishin në Beograd”, tha Rugova në Interaktiv të KTV-së.

Ai tha se edhe më 2014 e ka kundërshtuar koalicionin e LDK-së me PDK-në.

“Më 2014 është shtyrë për një ditë formimi i Qeverisë, por është shtyrë që të mos zgjidhet një qeveri në orët e vona”, theksoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme