Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të KTV-së në këtë sezon është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, tha se në aspektin epidemiologjik, vdekjet në trafik janë bërë epidemi, raporton Koha.net.
“Gjendja është alarmante dhe mjaft brengosëse sepse po vdesin numër i madh i njerëzve në rrugët e Kosovës. Ne jemi duke alarmuar sepse gjendja është mjaft e rëndë. Pra, edhe njëherë, personi që shkakton aksident vdekjeprurës është vrasës edhe u kry kjo punë”, u shpreh Ramadani.