Arbëri

“Familjarët e policëve i vozisin veturat e tyre private të paregjistruara”

Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të këtij sezoni në KTV është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion i cili u tha se nuk po bën punë pasi që, siç u tha nga të ftuarit, nuk ka ende vendim që dikujt deri më sot t’i jetë revokuar patentë shoferi për shkak të shkaktimit të aksidentit.

Asllan Pllana, ekspert i komunikacionit, tregon se sot në Kosovë janë 320 mijë automjete të regjistruara, por kemi edhe shumë të paregjistruara, raporton Koha.net.

“Fatkeqësisht del se një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre nuk i regjistrojnë dhe nuk i sigurojnë veturat fare. E kam fjalën për veturat e tyre private të cilat i vozisin ashtu, të paregjistruara”, tha Pllana.