Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viktor Orban uron Haradinajn për postin e ri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë sot telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës, njofton zyra e tij.

“I nderuar Kryeministër, Më lejoni që ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj për zgjedhjen kryeministër i Republikës së Kosovës. Qëllim i rëndësishëm i politikës së jashtme të Qeverisë sime është thellimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në telegramin e urimit të Orbanit, përcjell Kryeministria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë frymë të bashkëpunimit, e siguroj Shkëlqesinë Tuaj se Hungaria mbetet e përkushtuar në përkrahjen e përpjekjeve tuaja me synim integrimin e vendit tuaj në institucionet Euro-Atlantike. Shkëlqesi, duke iu uruar shëndet të mirë dhe sukses të vazhdueshëm në detyrën me shumë përgjegjësi, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta”, citohet të ketë thënë më tej Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë.