Pacolli takon tre ambasadorë, u flet për forcimin e shtetësisë së Kosovës ndërkombëtarisht

Pacolli takon tre ambasadorë, u flet për forcimin e shtetësisë së Kosovës ndërkombëtarisht

11 shtator 2017 18:28

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O`Connell si dhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.

Image

“Duke i falënderuar ata për vizitën, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli diskutoi për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës. Pacolli ka veçuar angazhimet e mëdha që i presin institucionet në përmbushjen e agjendës evropiane, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Image

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, ministri Pacolli theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me këto vende.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme