Arbëri

Haradinaj mbledh anëtarët e kabinetit të Qeverisë në orën 18:00

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili që sot pak para mesdite e ka marrë detyrën, ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes së parë të Qeverisë që ai e kryeson për sonte në orën 18:00, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë është bërë pranim-dorëzimi në shumicën e dikastereve qeveritare.

Pritet që gjatë ditës, deri në fillim të mbledhjes së Qeverisë, të bëhen të gjitha pranim-dorëzime.