Sonte në “Puls” diskutohet për shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet

11 shtator 2017 11:46

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet.

Në emision të ftuar janë: Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë për Preventivë dhe Siguri në Komunikacion në Policinë e Kosovës; Naser Ramadani Drejtor i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike; Burim Krasniqi Drejtor i Departamentit Kordinues per Siguri rruoge ne MI; Nol Dedaj Ekspert i Komunikacionit; Asllan Pllana Ekspert i Komunikacionit.

1. A po dështon implementimi i ligjit të ri për komunikacionin rrugor.

2. A ka dështuar Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës në parandalimin e aksidenteve në trafik?

3. Sa është numri i të vdekurve dhe të lënduarve në 6 muajt e parë të vitit 2017?

4. Si po pajisen me patentë-shoferë kandidatët e rinj?

5. Sa janë të sigurta rrugët e Kosovës?

6. Pse mungojnë radarët në rrugët e Kosovës, kamerat dhe ?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe në TV Arta nga ora 21:45.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme