Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka thënë KosovaPress-it, se KQZ është duke i shqyrtuar të gjitha aktgjykimet që janë dërguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe beson që sot do të fillojë decertifikimi i kandidatëve për kryetarë dhe kandidatë për asamble komunale, të cilët në tri vitet e fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.
Ajo duke komentuar apelin e vendeve të QUINT’it, bërë KQZ-së, që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara, ka thënë se është një kërkesë shumë legjitime dhe KQZ ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë me të gjithë ata që e kanë ndihmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, sot KQZ do të fillojë t’i shikojë aktgjykimet e KGJK-së, në mënyrë që të zbatohet ligji në fuqi.