Arbëri

Këta janë gjashtë deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e koalicionit qeverisës të cilat tanimë janë betuar si ministra të Qeverisë së Kosovës, do t’ia lirojnë vendin kolegëve nga partitë e tyre, përveç, Ramush Haradinajt që ia liron vendin një kandidatit të PDK-së dhe Behgjet Pacollit, i cili ia liron vendin një kandidati të LDK-së.

Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga koleget e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që kryeministrin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK-ja me, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vije Fadil Beka po ashtu nga PDK-ja. Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti.

Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK-së, kurse, në vend të Rrustem Berishës, pjesë e legjislaturës së re do të jetë Bekë Berisha nga AAK.

Vendin e Behxhet Pacollit në Kuvend do ta zë ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nga radhët e LDK-së.