Mbrëmë Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN, u zgjodh kryeministër i Kosovës, me 61 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër.
Albert Krasniqi nga KDI që monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se kjo Qeveri e formuar nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se sikur në Kuvend të mos ishin 20 vendet e garantuara për komunitetet jo shqiptare, ato do fitonin vetëm 13 vende, pra 7 më pak se që kanë aktualisht.
Deputetët serb do të kishin 8 ulëse ndërsa komunitetet jo shqiptare dhe jo serbe do të kishin 5 ulëse.
Krasniqi ka thënë se me këtë rast, opozita VV-LA, do të kishte 62 deputetë, ndërsa të gjitha partitë që janë sot në pushtet (PANA dhe komunitetet) do të kishin 58 deputetë.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
Vendet e garantuara për komunitetet mundësuan krijimin e Qeverisë
Nëse në Kuvendin e Kosovës nuk do të ishin 20 vende të garantuara për deputetët që përfaqësojnë komunitetet jo shqiptare, këto komunitete do të fitonin vetëm 13 vende, 7 më pak se që kanë aktualisht. Deputetë serb do të kishin 8 ulëse me 48,039 vota, kurse deputetët nga komunitetet tjera jo shqiptare dhe jo serbe, do të kishin 5 ulëse me 28,218 vota.
Opozita e tanishme (VV dhe LA) do të kishin 62 deputetë, ndërsa të gjitha partitë që janë sot në pushtet (PANA dhe komunitetet) do të kishin 58 deputetë.
Edhe në këso rrethana, Qeveria e tanishme nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve.