Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Kemi pritur mjaft për formimin e Ushtrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kosova ka pritur mjaft për formimin e Ushtrisë së saj.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë, e ka ftuar Listën Serbe që të kthehet në Kuvend sepse aty e kanë vendin, por sipas Veselit, vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës e vendosin qytetarët e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka komentuar edhe letrën e ministrit të FSK-së, Haki Demolli dërguar krerëve të vendit. Veseli ka thënë se nuk është mirë t’i jepet konotacion ndryshe, pasi ishte një komunikim mes institucioneve të Kosovës.

“Kemi pritur mjaftë. Për 3 vite jemi munduar të kemi koncesion politik, e mira do të ishte ta kemi përmes kushtetues, por nuk kemi hasur në mirëkuptim dhe tani është moment që të bëjmë veprime konkrete”, ka thënë Veseli.