Zeka: Më të mirë janë deputetët serbë se ata të PDK-së e LDK-së

Zeka: Më të mirë janë deputetët serbë se ata të PDK-së e LDK-së

10 shtator 2017 13:08

“Unë erdha në seance për të paraqitur indinjatën e jashtëzakonshme për fyerjen që po na e bëjnë neve familjeve të dëshmorëve disa deputetë që po e mbajnë në gojë Vuçiqin si me flejt e mu çu me të. Kemi 1 milion punë për t’i bërë dhe po i ndërtoni retorikat false të Avdullah Hotit por edhe Vetëvendosjes dhe po iu them edhe njëherë se ata që po na fyejnë neve janë idiotë, demagogë dhe shfrytëzues të situatës së Kosovës. Këta nuk kanë program...”, tha Zeka.

Ai nuk u shpreh i gatshëm të kërkojë falje për gjuhën që përdor në foltoren e Kuvendit kur iu drejtua deputetëve të LDK-së.

“Nuk kërkoj falje për gjuhën e përdorur dhe edhe njëherë po e përsëris: nëse ne ia kemi kthyer kokën Serbisë, këta ia kanë kthyer b***** Vuçiqit. Më të mirë janë disa deputetë serbë se disa të opozitës. Njerëzit i dallon vetëm gjuha dhe edukata familjare. Unë nuk i shoh serbët si armiq sepse ata që e kanë shkatërruar këtë vend janë PDK dhe LDK”, theksoi Zeka.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

POPULLI TY KO ME TE XHYKUAR14/09/2017 10:04

Marre, nuk kam fjal.

Naim11/09/2017 10:38

Shum mir jav ke ber Zotri Zeka, sikur te ishin aq patriot PDK dhe LDK nuk e kishin qu shtetin ne varferin ma te madhe ne te gjith Europen dhe me na ik nga shteti te reja dhe te rinj per te mergu rrugeve te Shteteve te Europes! Te lumt ty dhe atyre ju koft haram edhe buka qe e han ne Kosov

ali pashe tepelena11/09/2017 10:39

ky matrapaz nuk i sheh si armiq se me taka bashkpunu qysh se kur i drejtonte shqipatret ne vitet e 90 te largohen nga kosova.

Shto koment

Të ngjashme