Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me fjalimin e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i sjellë në Parlament temat e mëdha si demarkacionin e asociacionin.
Kurti e ka kritikuar Qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe.
“Vendosën ta bëjnë ministër të Bujqësisë një serb, ministër nga Lista Serbe, të atij Beogradi që kurrë nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës së fundit. Kjo Qeveri që u bë Qeveri e sekserëve. Thanë se kanë premtuar fonde pafund për bujqësi e tash atë ia kanë dhënë Listës Serbe. Turp të ju vijë”, tha Kurti.
Ai ka drejtuar akuza edhe për numrin e madh të ministrive në Qeverinë Haradinaj.
-
10 shtator 2017 12:45
-
Shpërndaje në: