Vetëm një deputet i PAN-it po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Vetëm një deputet i PAN-it po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

10 shtator 2017 12:36

Milaim Zeka, deputet i Nismës, që ka garuar me koalicionin PAN, është i vetmi që i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në seancë të jashtëzakonshme të ftuar nga opozita.

Asnjë nga kolegët e tij nuk u janë përgjigjur ftesës për seancën e caktuar sot nga Kryesia e Kuvendit, raporton KP.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se PANA nuk do të merr pjesë në këtë seancë.

LDK dhe VV kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për debatin e programit të Qeverisë e cila dje u votua me 61 vota.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme