Haradinaj: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Haradinaj: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme

10 shtator 2017 12:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ftesa për seancë të jashtëzakonshme është e çuditshme, pasi ishin pikërisht ata, duke aluduar në LDK-në, Alternativën e Vetëvendosjen që kërkuan dje të mos debatohet.

Ndonëse ka thënë se e respektojnë Kuvendin, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, raporton Koha.net.

“Dje ishte seanca për zgjedhjen e qeverisë, e sot na kanë njoftuar se ka ftesë edhe për një seancë ku është mjaft e habitshme sepse kërkesa për ndërprerje të debatit ishte bërë nga opozita dhe ne nuk e shohim të arsyeshme të marrim pjesë. Dje e pamë si shkoi rrjedha e Parlamentit dhe kjo e sotmja është e pakuptimtë”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme