Arbëri

Nesër fillon përjashtimi i kandidatëve për kryetarë komunash që kanë qenë të dënuar

Descriptive Text

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thënë se KQZ është duke i shqyrtuar të gjitha aktgjykimet që janë dërguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe beson që nesër do të fillojë decertifikimi i kandidatëve për kryetarë dhe kandidatëve për asamble komunale, të cilët në tri vitet e fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

Ajo, duke komentuar apelin e vendeve të QUINT-it bërë KQZ-së që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara, ka thënë se është një kërkesë shumë legjitime dhe KQZ ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë me të gjithë ata që e kanë ndihmuar, raporton KP.

Sipas saj, nesër KQZ do të fillojë t’i shikojë aktgjykimet e KGJK-së, në mënyrë që të zbatohet ligji në fuqi.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 10:00, do të hedhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale, megjithatë thotë se kjo nuk do t’i pengojë të decertifikojë ata që në tre vitet e fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.