Ministri i Drejtësisë do ta “forcojë krimin”

Ministri i Drejtësisë do ta “forcojë krimin”

09 shtator 2017 21:12

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, postimin e tij të parë në Facebook si ministër, e ka nisur mbrapsht.

Duke shprehur falënderimet e tij për besimin që i është dhënë për të drejtuar dikasterin e Drejtësisë, Tahiri ka deklaruar se do të punojë, përveç në forcimin e sundimit të së drejtës, do të punojë edhe në forcimin e sundimit “të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në Facebook, raporton Koha.net.

Me të parë gabimin e tij, ose me t’i treguar dikush, ai e ka përmirësuar atë, duke e specifikuar se do ta “luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

“Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkroi Tahiri në postimin e tij të përmirësuar.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Avatar7715/09/2017 12:53

oj kosovë e mjera kosovë...

Kosovari12/09/2017 10:40

Proni jo qe kallxon vet po edhe te kerkon ty edhe elektoratit qe ta miratojn me vote legalizimin e krimit. Kjo eshte nje katastrof e papare se kush udheheq ne Kosove. Njerez te pashkolluar , te paditun, te paedukat (familjare), etj. Perhajr ju koft Ministria e dretjtesis

Emri12/09/2017 15:43

Nuk mundesh me forcuar krimin se është maksimal, por ruaje e mos e zvogelo, te ndihmon pdk dhe familja.

Arb12/09/2017 15:51

hahahah, qashtu bre burre. Ma ne fund nje politikan qe kallzon drejt per punen qe ka me ba! Te lumte na per juve!

Proni11/09/2017 10:40

Mos e vet se te kallxon vet.

Shto koment

Të ngjashme