Kelmendi: Dardan Gashi, me 0 vota, merr 10 për qind të Qeverisë Haradinaj

Kelmendi: Dardan Gashi, me 0 vota, merr 10 për qind të Qeverisë Haradinaj

09 shtator 2017 20:31

Gazetari Adriatik Kelmendi, autor i emisionit Rubikon në KTV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur habinë e tij se si një individ, siç është Dardan Gashi, ish-ministër i Ambientit, duke mos qenë fare në garën zgjedhore dhe duke mos pasur fare parti, ka marrë dy poste qeveritare.

“Dardan Gashi, le që nuk është zgjedhur deputet, por pa marrë fare pjesë në zgjedhje e pa pasur fare parti - zgjedhet edhe zv.kryeministër edhe ministër”, ka thënë Kelmendi.

Më poshtë statusi i plotë i Kelmendit:

Derisa u besua se s’ka ku të shkojë kapitalizim më i madh në histori i numrit të deputetëve karshi pjesëmarrjes në qeveri sa rasti i AKR-së me vetëm 3 deputetë, politika kosovare kujdeset të të demantojë.

Dardan Gashi, le që nuk është zgjedhur deputet, por pa marrë fare pjesë në zgjedhje e pa pasur fare parti - zgjedhet edhe zv.kryeministër edhe ministër.

Koalicioni PANA ka kthyer përmbys të gjitha teoritë, standardet dhe logjikën e demokracisë parlamentare: nuk vlen më sa më shumë vota, por sa më pak vota aq më shumë pushtet merr!

Dardani me zero vota ka marrë 10 për qind të qeverisë Haradinaj.

Rast për studim ndërkombëtar!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Gjin11/09/2017 10:42

Z. Kelmendi, populli thotë: "i keqi të kesh" Mua më vjen turp kur ju dëgjoj juve, kur flisni në televizion me atë fjalor të keq, e tani mundoheni ta përqeshni dikë, i cili në krahasim me ju, është pothuaj gjeni. Populli thotë: "Vraje por hakun mos ia ha". Jam i bindur se Kryeministri i ri, do të jetë kryeministri më i mirë kosovar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Unë persinalisht i uroj punë të mbarë.

Shto koment

Të ngjashme