Arbëri

Sejdiu: Diçka për qeverinë PANSrpska

Pas zgjedhjes së kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka bërë një postim në Facebook.

Sejdiu ka përmendur Ministrinë e Bujqësisë, duke thënë se “pikërisht Serbia do të zhvillojë bujqësinë dhe industrinë tonë të përpunimit të ushqimit”, ndërsa Kosova vazhdon importet kryesore të produkteve ushqimore nga Serbia.

Postimi i Sejdiut:

Diçka për qeverinë PANSrpska.

Kosova sot importet kryesore të produkteve ushqimore I ka nga Serbia, dhe këta po thonë, që është pikërisht Serbia ajo e cila do të zhvillojë bujqësinë dhe industrinë tonë të përpunimit të ushqimit.

Pra, Lista Serbe di t'i lë të papunë fermerët në Serbi, për t'i punësuar fermerët në Kosovë.