Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kroacia pengon prodhuesit kosovarë të verës

Prodhuesit vendorë nuk po mund të shpëtojnë asnjë vit pa hasur në telashe të mëdha, të cilat u dalin gjatë rrugës së shitjes së produkteve të tyre.

Këtë sezon importi ka dëmtuar në masë të madhe kultivuesit si shkak i mosreflektimit nga ana e institucioneve për t’u krijuar atyre lehtësira për shitje si në tregun e brendshëm që është edhe ashtu i vogël por edhe në atë të jashtëm, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndikoi që shumë kultivues, të revoltuar, hodhën në mbeturina qindra kilogramë speca dhe tranguj për shkak se nuk arritën t’i shesin.

të fundit, janë prodhuesit e verës, të cilët janë përballur me barriera të reja, të cilat i ka vendosur shteti kroat, kërkesa këto që duhet t’i plotësojnë importuesit për t’i shitur në tregun e tyre.

Ky biznes ka drejtuar kërkesa të shumta në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për t’iu dalë në ndihmë, por asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Këtë veprim të ndërmarrë nga shteti kroat, njohësit e sektorit të ekonomisë e shohin si shqetësues, ndërkaq nuk i kursejnë kritikat ndaj Ministrisë së Tregtisë.

Sipas Arian Zekës, drejtorit të Odës Amerikane në Kosovë, përveç tregut të vogël me politika fiskale aspak të favorshme, bizneset duhet të përballen edhe me barriera të ndryshme, ndërsa shteti nuk i mbron aspak.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve thonë se më së shumti dëme që u ka shkaktuar bizneseve është nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë –CEFTA nga ana e shtetit tonë.

Përfaqësuesit e bizneseve bëjnë thirrje që departamentet gjegjëse të Ministrisë së Tregtisë të bashkëpunojnë me shtetet tjera, të cilat prekën nga kjo barrierë, në mënyrë që shteti kroat të detyrohet ta heqë.

Pas ankesës së bizneseve, përmes kësaj ministrie, lënda do të duhej të shkonte në Komisionin Evropian, i cili merr vendim lidhur me këtë çështje.