Arbëri

Mbërrijnë deputetët e Listës Serbe

KTV raporton se Deputetët e Listës Serbe kanë mbërritur në Kuvend.

Lista Serbe raportohet se vetëm sa ka mbërritur në Kuvend ndërsa pauza 15 minutëshe e kërkuar nga Kryekuvendari Kadri Veseli ende po vazhdon për gati 1 orë.

Këta deputetë sot kanë qëndruar në Beograd ku janë takuar me shefin e zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.  

Gjuriq, ka thënë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, se atyre u është dhënë mbështetja e presidentit të Serbisë, e Qeverisë dhe institucioneve, në luftën për mbijetesën e popullit në Kosovë.

Kësisoj, ai ka thënë se do të mbështesin vendimin e tyre për të hyrë në qeverinë e kryesuar nga Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.