Një tjetër deputet i PAN-it, i dyshimtë për votën e tij për Qeverinë Haradinaj Foto: Reuters

Një tjetër deputet i PAN-it, i dyshimtë për votën e tij për Qeverinë Haradinaj

09 shtator 2017 16:32

Njëri nga deputetët që gjithashtu kishte shprehur dyshime se e voton qeverinë e Haradinajt, Haxhi Shala, nuk ka dashur të flas për votën e tij.

I pyetur nga KTV se a do të votojë për këtë qeveri, Shala ka thënë se për këtë do të flas pastaj.

Muaj më parë në Interaktiv, Shala pati thënë se nëse Nisma nuk udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, atëherë ai nuk do të votojë për Qeverinë.

“Ne kemi bërë fushatë duke premtuar investime në bujqësi dhe do të ishte zhgënjim për elektoratin tonë nëse ne nuk udhëheqim me këtë ministri”, pati thënë Shala.

Tashmë Zafir Berisha i Nismës ka deklaruar votën e tij kundër Qeverisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme