Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami tregon pse refuzoi të bëhet ministre

Anëtarja e Kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, në një prononcim për Koha.net ka thënë se ajo ka refuzuar të jetë ministre nga cilado Ministri që i takon Nismës.

“Jam propozuar sot të jem ministre nga cilado ministri që i takon Nismës, por me këtë profesion timin që kam, nuk kam arritur ta shoh vetën në asnjërën ministri”, ka thënë Bajrami për Koha.net duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja e vetme pse ajo ka refuzuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se Bajrami është e diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe ka përfunduar Studimet Master për Integrime Evropiane.

Sot gjatë ditës portali ka arritur të sigurojë emrat e tre ministrave që do t’i ketë kjo parti.

Shyqeri Bytyqi është propozuar që të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Bajram Hasani është propozuar që të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Skender Reqica është propozuar që të jetë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Pos tyre, Fatmir Limaj, siç dihet tashmë do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.